Gjermania U21 ka kaluar në finale të Kampionatit Evropian U21 pas fitores 3:0 në gjysmëfinale ndaj Francës.
Gjurmë në gjysmëfinalen ndaj francezëve la edhe Brajan Gruda, futbollisti shqiptar që luan te Brightoni në Premier League.
Gruda e realizoi golin për 3:0 në minutën e tretë të kohës shtesë.
Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 72-të.
Gjermania U21 në finale do të luajë kundër Anglisë të shtunën.