Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Interi pret oferta për Asllanin

Kristjan ASllani

Interi nuk e ka ndërmend ta mbajë gjatë në skuadër mesfushorin e Shqipërisë, Kristjan Asllani. Në Itali ka raportime se tek Interi janë të gatshëm të pranojnë ofertë 30 milionëshe për Asllanin. Raportohet e interesim për mesfushorin shqiptar kanë shprehur skuadra nga Anglia.

Asllani 22-vjeçari është pjesë e Interit prej vitit 2022. Me ekipin italian ka fituar titullin, një Kupë dhe dy Superkupa të Italisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Asllani ka kontratë me Interin deri në vitin 2027. Ai është paraqitur në tri ndeshje edicionin aktual. Më herët ka luajtur për Empolin, ku është zhvilluar si lojtar.