Futboll

Leverkuseni shënon fitoren e dytë

Bayer Leverkusen

Bayer Leverkuseni e ka shënuar fitoren e dytë këtë edicion në elitën e futbollit gjerman.

Pas barazimit 1:1 me Borussia Monchengladbachun javën e kaluar, Leverkuseni është kthyer te fitorja duke e mposhtur të shtunën St. Paulin me rezultatin 2:1 në udhëtim. Ndeshja i takoi xhiros së pestë të Bundesligës.

Edmond Tapsoba e kaloi në epërsi Leverkusenin në minutën e 25-të.

Gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë pasi shtatë minuta më pas, St. Pauli i barazoi shifrat me golin që e shënoi Hauke Wahl.

Ernest Poku e realizoi golin e fitores 2:1 për nënkampionin gjerman në minutën e 58-të.

Leverkuseni ka tetë pikë në vendin e katërt. St. Pauli ka një pikë më pak dhe renditet në pozitën e gjashtë.