Futboll

Liverpooli prezanton edhe Kerkezin

Milos Kerkez

Liverpooli e ka çuar shifrën e shpenzimeve në 170 milionë funte në këtë afat kalimtar, pas transferimit të Milos Kerkezit nga Bournemouthi.

“BBC” ka shkruar të enjten se Kerkezi është transferuar për 40 milionë funte.

21-vjeçari që përfaqëson Hungarinë ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me “të kuqtë”.

Kerkezi është transferimi i tretë i madh i Liverpoolit, pas Florian Wirtzit dhe Jeremie Frimpongut, të cilët u transferuan nga Bayer Leverkuseni.

“Është nder për mua, privilegj, për të ardhur e për të luajtur në njërin prej klubeve më të mëdha në botë, më të madhin në Angli. Jam thjeshtë shumë, shumë i lumtur dhe i emocionuar”, ka deklaruar Kerkez pasi u zyrtarizua si futbollist i ri i klubit të madh anglez.

Liverpooli në këtë verë do ta transferojë edhe portierin gjeorgjian, Giorgi Mamardashvili.

Marrëveshja me Valencian është arritur për 25 milionë funte, plus katër të tjera bonuse.