Ka përfunduar 1:1 ndeshja mes Polonisë dhe Holandës.
Ndeshja e zhvilluar të premten mbrëma i takoi kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Holanda është shumë afër që ta sigurojë kualifikimin në Botëror.
Holanda i prin Grupit G me 17 pikë. Polonia ka tri pikë më pak në vendin e dytë.
Finlanda e zë vendin e tretë me dhjetë pikë. Pasojnë Malta me pesë pikë dhe Lituania me tri.
Jakub Kaminski e kaloi në epërsi Poloninë në minutën e 43-të.
Holanda i barazoi shifrat në minutën e 47-të me golin që e shënoi Memphis Depay.
Holanda ndeshjen e fundit kualifikuese e luan ndaj Lituanisë të hënën e ardhshme.
Të hënën luan edhe Polonia në udhëtim te Malta.