Futbollisti i Shqipërisë, Ernest Muçi është aktivizuar në minutën e 68-të, ndërsa shënoi supergol për Beshiktashin që humbi derbin e Stambollit ndaj Galatasrayt me rezultatin 2:1. Muçi pranoi një top dhe me goditje të saktë shënoi supergol në minutën e 94-t. Por goli i Muçit nuk mjaftoi. Beshiktashi humbi derbin e javës së dhjetë të Superligës së Turqisë.
Një gol, Galata e shënoi në pjesën e parë dhe një tjetër në pjesën e dytë për fitoren 2:1 kundër Beshiktashit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e parë e shënoi Davinson Sanchez në minutën e 13-të, kurse golin e dytë sulmuesi Victor Osimhen në minutën e 67-të. Më pas Muçi shënoi për 2:1. Milot Rashica i mungoi Beshiktashit shkaku lëndimit. Rashica më herët ka luajtur për Galatasaraytn, skuadër me të cilën fitoi titullin e kampionit të Turqisë.
Me fitore, Galatasaray është forcuar në vendi ne parë me 28 pikë, kurse Beshiktashi mbetet në vendin e katërt me 20 pikë. Beshiktashi ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Muci'nin attığı gole bak şaka falan mı amk pic.twitter.com/9izZgNYDfV