Futboll

Muriqi shënon gol dhe shpallet më i miri i ndeshjes

Vedat Muriqi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, e ka shënuar golin e fitores 1:0 për Mallorcan kundër Getafes të dielën.

Ai shënoi golin që ia siguroi pikët e plota ekipit të tij n2 minutën e 14-të, ndërsa mori duartoktijet e shikuesve pas largimit nga fusha në minutën e 88-të të ndeshjes që i takoi xhiros së 12-të të La Ligas spanjolle.

Për sulmuesin 31-vjeçar është goli i gjashtë nga 11 ndeshjet me fanellën e Mallorcas këtë edicion në elitën e futbollit spanjoll.

Me fitoren e arritur të dielën, Mallorca është ngritur në vendin e 15-të me 12 pikë.

Getafe zë vendin e tetë me 17 pikë.

Muriqi të hënën do t’i bashkohet Kosovës për ndeshjet vendimtare kundër Sllovenisë dhe Zvicrës për kualifikim në Kupën e Botës 2026.