Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të paraqitet nga minuta e parë për Mallorcan në ndeshjen kundër Real Madridit. Ndeshja Mallorca – Real Madrid nis në ora 21:30 dhe i takon javës së 26-të të La Ligas.
Vjet Muriqi kishte shkëlqyer në një ndeshje ndaj Realit. Kishte shënuar gol dhe ishte shpallur lojtari i ndeshjes.
Mallorca është në garë për të siguruar paraqitjen në garat evropiane të edicionit të ardhshëm.
Zë vendi ne nëntë me 47 pikë sa ka edhe Rayo Vallecano.
Reali është në vendin e dytë me 75 pikë.