Futboll

Muslija shënon gol dhe asiston për Kupë të Gjermanisë

Florent Muslija

Florent Muslija ka zhvilluar paraqitje të mirë për Kupë të Gjermanisë me fanellën e Dusseldorfit. Ai shënoi një gol dhe kontribuoi me një asistim në fitoren e thellë 4:2 të Dusseldorfit ndaj Schweinfurtit.

Kjo ndeshje u zhvillua të hënën mbrëma.

Muslija shënoi golin e tretë në minutën e 72-të, kurse asistoi për golin e katërt të realizuar në minutën e 86-të.

Ai kompletoi takimin.