Futboll

Pas Zhegrovës, Juventusi zyrtarizon Opendan

Lois Openda

Pas sulmuesit kosovar Edon Zhegrova, Juventusi ka zyrtarizuar edhe transferimin e sulmuesit belg Lois Openda. 

Openda 25-vjeçar  te Juventusi është transferuar nga RB Leipzig. Ai fillimisht është huazuar te Juventusi deri në verën e vitit të ardhshëm. 

Juventusi e ka obligim për blerje të futbollistit për 40.6 milionë euro verën e ardhshme, shifër që do të paguhet në katër këste vjetore. Po ashtu do të ketë kosto shtesë 1.7 milionë euro.