Futboll

Rexhbeçaj me Augsburgun eliminohen nga Kupa e Gjermanisë

Elvis Rexhbeçaj

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, ka luajtur deri në fund të ndeshjes për Augsburgun në Kupë të Gjermanisë.

Por Ausburgu pësoi disfatë nga Bochumi në shtëpi me rezultat 1:0.

Kjo ndeshje u zhvillua të martën. 

Ndërsa në një të tetën e finales kaloi Bochumi falë golit të Gerrit Holtmann në minutën e 39-të.