Futboll

Roma e transferon Baileyn nga Aston Villa

baeily

Roma e ka transferuar të mërkurën në formë huazimi futbollistin e krahut, Leon Baileyn. 

Xhamajkani 28-vjeçar, që luan në krah, pati paraqitje shumë të mira me klubin e Premier Leagues angleze në sezonin e kaluar. 

I pati dy gola e katër asistime në 38 ndeshje në të gjitha garat. 

“Roma ju njofton për transferimin e Leon Baileyt nga Aston Villa. Futbollisti i krahut iu bashkua skuadrës në formë huazimi me opsionin e blerjes. Bailey bëhet futbollisti i parë xhamajkan në histori të Romës. Ai ka luajtur edhe për Genkun, Bayer Leverkusenin dhe Aston Villan. 28-vjeçari ka luajtur në 377 ndeshje në garat vendore e ndërkombëtare. Ka realizuar 76 gola”, ka shkruar ndër të tjera skuadra e Romës. 

Bailey është transferimi i gjashtë i Romës në këtë afat kalimtar veror.