Amir Rrahmani pritet të qëndrojë te skuadra e Napolit edhe për edicionin 2025/26.
Kështu ka shkruar të shtunën sajti “Ilmionapoli”.
Rrahmani është lider i mbrojtjes te Napoli. Kapiteni i Kosovës në edicionin e kaluar ishte mbrojtësi më i mirë në Serie A, sipas institutit për analiza në futboll, CIES.
Rrahmani me Napolin e fituan titullin e kampionit në Itali.
Te Napoli pritet të qëndrojë edhe mesfushori me tipare defensive, Stanislav Lobotka.
Rrahmani është futbollist shumë i rëndësishëm për trajnerin e Napolit, Antonio Conte.
Për 31-vjeçarin Rrahmani kanë shprehur interesim disa skuadra nga Arabia Saudite por edhe gjiganti anglez, Tottenham Hotspur.
Qendërmbrojtësi me shumë përvojë pjesë e Napolit është nga viti 2020. Ai ishte transferuar nga Hellas Verona për 15 milionë euro.