Futboll

Shpallet lista e Sllovenisë, Sheshko sulmon “Dardanët”

Benjamin Sheshko

Përzgjedhësi i Sllovenisë në futboll, Matjazh Kek, ka shpallur të martën listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin 2026.

Sllovenia më 15 nëntor e pret Kosovën në Lubjanë, ndërsa më 18 nëntor luan në Solna ndaj Suedisë.

Sllovenëve iu duhet fitorja ndaj Kosovës për të shpresuar në plejof. Dy xhiro para fundit të kualifikimeve, Zvicra udhëheq në grup me 10 pikë. Kosova i ka shtatë, Sllovenia tri e Suedia vetëm një.
Ylli i Manchester Unitedit, Benjamin Sheshko, është në listën e Sllovenisë. Ai pritet ta udhëheqë sulmin e sllovenëve në ndeshjen ndaj Kosovës.

Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, është tjetër emër i njohur te Sllovenia. Të tjerët luajnë në nivel më të ulët.