Futboll

“Shvercerat” paralajmërojnë atmosferë të zjarrtë në Shkup

Shvercerat

Pas tifo-grupit “Tifozat Kuq e Zi”, edhe tifo-grupi “Shvercerat”, kanë njoftuar se nuk u janë ndarë bileta për ndeshjen Shqipëri – Serbi.

Por “Shvercerat” kanë paralajmëruar atmosferë të zjarrtë në sheshin Skënderbeu në Shkup.

Ndeshja Shqipëri – Serbi luhet të shtunën nga ora 20:45 në Arenën Kombëtare në Tiranë dhe i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

“Ata (FSHF v.j.) na duan të ndarë ne u tregojmë që kudo që ka shqiptarë, ka një Shqipëri! Nuk na ndalin dot me bileta, me rregulla, me urdhra! Ne jemi zëri i tribunës që s’humb kurrë – jemi Shvercerat, jemi kuqezi, jemi Shqipëria e vërtetë! Os mungo, o je me kombin, o je kundër tij! Aktiviteti organizohet nga tifo-grupi “Shvercerat” dhe përkrahet nga Komuna e Çairit”, shkruan në njoftimin e “Shvercerave”. FSHF-ja ka njoftuar se për shkak të interesimit të madh për ta parë nga afër ndeshjen me Serbinë, ka vendosur që fituesit e biletave t’i ndaj përmes lotarisë.