Futboll

Sllovakia fiton me gol të minutës së 91-të

Sllovakia

Tomas Bobçek ka shënuar gol të vonshëm për festën e madhe të Sllovakisë, të premten mbrëma në Koshice.

Në praninë e 12 mijë shikuesve, Sllovakia fitoi 1:0 ndaj Irlandës së Veriut.

Bobçeku e shënoi golin për trepikëshin e vlefshëm në minutën e 91-të.

Me këtë fitore Sllovakia mbetet në garë për kualifikim në Botëror.

Një xhiro para fundit i ka 12 pikë në vendin e dytë të Grupit A. 12 pikë i ka edhe Gjermania në vendin e parë.

Vendimtare do të jetë ndeshja e së hënës mes Gjermanisë dhe Sllovakisë.