Pjesa e parë e spektaklit ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës në “Santiago Bernabeu” është mbyllur me epërsi të madrilenëve.
Reali kaloi në epërsi me golin e Kylian Mbappes në minutën e 22-të, pas asistimit të përkryer të Jude Bellinghamit.
Barcelona nuk u dorëzua dhe i barazoi shifrat në minutën e 38-të. Pas topit të humbur nga Arda Guler, Marcus Rashford asistoi për Fermin Lopezin, i cili realizoi për 1:1.
Por, nga një aksion që nuk premtonte shumë, Reali shënoi sërish. Bellingham realizoi në minutën e 43-të. Ai u asistua nga Eder Militao. Mysafirët protestuan për faull në Pau Cubarsin, por goli mbeti i rregullt.