Sulmuesi brazilian, Talisca, ka shkëlqyer të dielën mbrëma duke realizuar “hat-trick”, në fitoren e thellë të skuadrës së Fenerbahçes.
Feneri në kuadër të javës së 30-të të elitës së futbollit turk e mposhti Trabzonsporin në shtëpi me rezultatin e thellë, 4:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDenis Dragus e kaloi në epërsi Trabzonsporin në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë.
Talisca i barazoi shifrat në minutën e 51-të. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.
Milan Skriniar e kaloi në epërsi 2:1 Fenerin në minutën e 60-të.
Katër minuta më pas, Talisca, e realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij.
Talisca tregolëshin e kompletoi në minutën e 77-të.
Feneri ka 68 pikë në vendin e dytë. Tri pikë më shumë i ka Galatasaray që është lider.
Trabzonspori ka 36 pikë në vendin e 11-të.