Astrit Thaqi është prezantuar të mërkurën pasdite te skuadra e Gjilanit. Ai vlerësohet prej mbrojtësve më të mirë në futbollin e Kosovës.
Thaqi 32-vjeçar më herët ka luajtur për Ballkanin, Dritën, Feronikelin dhe Ramiz Sadikun.
“Me karakterin e tij luftarak dhe aftësitë e dëshmuara në qendër të mbrojtjes, Astriti pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme për ambiciet tona në sezonin e ri”, shkruan në njoftimin e Gjilanit.