Mesfushori Vincent Sierro nuk do të paraqitet për Zvicrën kundër Suedisë dhe Kosovës. Ai nuk do të paraqitet për helvetikët në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026 shkaku i lëndimit. Federata e Futbollit e Zvicrës ka njoftua se Sierro është larguar të hënën në mbrëmja nga grumbullimi.
Zvicrës shkaku i lëndimit i mungon edhe mesfushori me përvojë Remo Freuler.
Zvicra të shtunën luan kundër Suedisë ndeshjen e parafundit, kurse të fundit në Prishtinë kundër Kosovës më 18 nëntor.