Të paktën dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të enjten në fshatin Sekiraqë të Podujevës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
Nuk është bërë e ditur nëse të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 14:40, në rrugën fshatin Sekiraqë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.