Kronikë

Arrestohen dy persona në Komoran pasi u rrahën mes vete

Policia e Kosovës

Foto: ilustrim

Dy persona janë dërguar në mbajtje pasi si pasojë e një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete në Komoran të Drenasit.

Sipas raportit policor, incidenti ka ndodhur të hënën ku dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar më pas për trajtim mjekësor.

Rasti është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.