Policia e Kosovës e ka arrestuar një person për veprën penale "vrasje e rëndë", pasi dyshohet se e ka goditur për vdekje me veturë një person në Pejë.
Sipas njoftimit aksidenti ka ndodhur të mërkurën në orën 17:25 në rrugën “Agim Binak Qelaj”, ku viktima dyshohet se është goditur qëllimshëm.
Viktima dhe i dyshuari janë shtetas të Shqipërisë.
I dyshuari është me inicialet S.J., i lindur në vitin 2001, e viktima I.O, i lindur në 1980-n.
S.J. fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar më pas. Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.