Kronikë

Dy burra e dy gra arrestohen në Gjakovë, dyshohen për sulm ndaj një burri dhe një polici

Arrestim foto ilustrim

Foto ilustrim

Dy burra dhe dy gra janë arrestuar të dielën në Gjakovë, nën dyshimin se kanë sulmuar një burrë e më pas edhe zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës.

Rasti njoftohet se ka ndodhur rreth orës 21:00.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, është bërë e ditur në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.