Kronikë

Dy raste të vajzave të zhdukura raportohen në Prishtinë dhe Gjilan

Zhduket një grua

Policia ka regjistruar dy raste të ndara të personave të zhdukur, ku në të dy rastet bëhet fjalë për vajza që janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.

Rasti i parë është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në Gjilan. Një qytetar ka njoftuar policinë se vajza e tij ka dalë nga shtëpia në mes orës 03:00 dhe 07:00, dhe prej atëherë nuk kanë asnjë informacion për të.

Ndërsa në Prishtinë, më të enjten, rreth orës 08:00, një grua ka raportuar se motra e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.