Kronikë

Gjashtë të lënduar në një aksident në Pejë

Aksident

Foto ilustrim

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku të dielën në fshatin Leshan të Pejës.

Policia e Kosovës i tha KOHËS se në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 16:30 janë përfshirë tri vetura.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore.

“Sot rreth orës 16:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Leshan-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara 3 vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, njofton Policia.