Është gjetur i vdekur një person që ishte raportuar i humbur në Ferizaj.
Viktima është gjetur në bodrumin e një ndërtese dhe trupi është dërguar për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, i cili ishte i raportuar si i humbur është gjetur pa shenja jete në bodrumin e një ndërtese. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.