Kronikë

Gruaja raporton se e rrahu nusja

Policia e Kosovës

FOTO: Ilustrim

Një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar nga nusja e djalit të saj në Prishtinë.

Gruaja është trajtuar, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga nusja e djalit, e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.