Kronikë

Mbi 1,900 gjoba trafiku të shqiptuara për gjashtë ditë në rajonin e Ferizajt, 22 patentë-shoferë të pezulluar

Policia

Foto ilustrim

Vetëm në rajonin e Ferizajt janë shqiptuar mbi 1,900 gjoba trafiku brenda një jave, kanë njoftuar autoritetet. 

Sipas njoftimit të Policisë, edhe 22 patentë-shoferë janë pezulluar në këtë zonë. 

Gjatë aktiviteteve për parandalimin e aksidenteve në komunikacion në këtë periudhë janë regjistruar gjithsej 94 aksidente.

“34 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 45 persona. 60 aksidente me dëme materiale”, thuhet në njoftim.