Kronikë

Një 28-vjeçar humb jetën në një vetaksident në Ferizaj

Vdes shoferi e lëndohen disa nxënës nga aksidenti i autobusit në Vushtrri

Ilustrim

Një 28-vjeçar ka humbur jetën në një vetaksident në orët e para të mëngjesit të së dielës në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Muhovc të Ferizajt.

Sipas zëdhënësit rajonal të Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli, në aksident është përfshirë një veturë e tipit Fiat me targa vendore, që drejtohej nga 28-vjeçari.

Sipas hetimeve fillestare, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç ‘rast vetura ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

:Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e trafikut rajonal të Ferizajt, autoambulanca dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të automjetit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, ka deklaruar Veseli.