Të paktën katër persona janë arrestuar në Prishtinë, të dyshuar për vrasje në tentativë, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
Sipas tij, një person ka pësuar lëndime nga therja me thikë në përleshjen që ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në kryeqytet.
“Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet hetimore të policisë, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit; J. B, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, K. K, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. XH, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe O. A, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilëve policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale ‘Vrasja në tentativë’ si dhe ‘Lëndim i rëndë trupor’”, ka thënë ai.
Me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.