Kronikë

Pas të shtënave në Gllogjan, arrestohet njё i dyshuar

Arrestimi i nje personi

Foto: Ilustrim

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “mbajtje nё pronësi, kontroll apo posedim tё paautorizuar tё armëve”, “përdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshëm”.

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё pas pranimit tё informatёs, se nё fshatin Gllogjan-Deçan, dyshohet se ka pasur tё shtёna me armё zjarri, Policia menjëherë ka dalё nё vendin e ngjarjes, ku ka gjetur disa prova lidhur me kёtё rast.

Më pas Policia ka identifikuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar njё armё pistoletё Pietro Beretta kal:9mm dhe njё karikator i sё njëjtës armё.

“I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё”, njoftoi PK.