Kronikë

Përfshihen nga zjarri disa vetura në bodrumin e një objekti në Prishtinë

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Disa vetura janë përfshirë nga zjarri në bodrumin e një objekti në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë në orët e para të së mërkurës.

Policia ka dalë në vendngjarje bashkë me zjarrfikësit, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

“Përveç dëmeve materiale​, për shkak të tymit të krijuar, panikut ose arsye të tjera të ngjashme, disa persona kanë marrë trajtimin mjekësor. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit  po vijon punën e saj me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.