Kronikë

Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku vdiq një person

Aksident

Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e së hënës mbrëma në Podujevë ku vdiq një person.

Sipas raportit 24-orësh, aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një automjeti, ku pastaj kamioni ka goditur shtatë vetura të parkuara.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i kamionit, shtetas i Serbisë, ka vdekur.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes një kamioni dhe një automjeti, pastaj nga kamioni janë goditur edhe shtatë vetura të parkuara në të  cilat janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i kamionit - shtetas i Serbisë ka vdekur. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.