Policia ka nisur hetime për dy raste të ndara të vdekjeve.
Në njërin rast, në Obiliq u raportua se në QKMF ishte dërguar një foshnje e vdekur, ndërsa në Prishtinë u raportua se u gjet i vdekur një person në banesën e tij.
Trupat e viktimave janë dërguar për obduksion.
Rastet:
1
“Rr. Shkupi, Obiliq 24.10.2025 – 16:20. Raportohet se nga prindërit në QKMF është sjell pa shenja jete foshnja viktima mashkull. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
2
Rr. Ismail Dumoshi, Prishtinë 24.10.2025 – 21:00. Raportohet se në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.