Kronikë

Vdiq një person në Istog pasi dyshohet se ra nga një objekt banesor

Shiriti i Policisë

Një person ka vdekur në Istog pasi dyshohet të ketë rënë nga një objekt banesor.

Lajmin e ka konfirmuar për Kohën, zëdhënësi i Policisë rajonale të Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 10:20, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’, në Istog, një person ka rënë nga një objekt banesor, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.