Varësja në formë zemre paraqitej në pikturën “Sir Thomas Aston at the Deathbed of His Wife”, një kryevepër zie në madhësi reale e vitit 1635, e pikturuar kryesisht në bardh e zi nga artisti i Cheshireit, John Souch. Ajo ndodhet në Galerinë e Artit të Manchesterit. Gruaja e dashur e Astonit, Magdalen, kishte vdekur gjatë lindjes disa muaj më parë dhe paraqitet pas vdekjes, e shtrirë pranë djepit prej thuprash të foshnjës së tyre të vdekur. Bashkëshorti i saj i pikëlluar, i veshur me të zeza, qëndron me fëmijën e tyre të vetëm të mbijetuar, Thomas 3-vjeçar, i cili tregon drejt një mbishkrimi: “Dhimbja është e pamatshme”
Një bizhuteri zie nga epoka e Hamnet-it është rizbuluar katër shekuj pasi u përjetësua në një nga portretet familjare më enigmatike dhe më të famshme britanike të shekullit të 17-të.
Varësja në formë zemre paraqitej në pikturën “Sir Thomas Aston at the Deathbed of His Wife”, një kryevepër zie në madhësi reale e vitit 1635, e pikturuar kryesisht në bardh e zi nga artisti i Cheshireit, John Souch. Ajo ndodhet në Galerinë e Artit të Manchesterit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGruaja e dashur e Astonit, Magdalen, kishte vdekur gjatë lindjes disa muaj më parë dhe paraqitet pas vdekjes, e shtrirë pranë djepit prej thuprash të foshnjës së tyre të vdekur. Bashkëshorti i saj i pikëlluar, i veshur me të zeza, qëndron me fëmijën e tyre të vetëm të mbijetuar, Thomas 3-vjeçar, i cili tregon drejt një mbishkrimi: “Dhimbja është e pamatshme”.
Ata përjetuan më shumë tragjedi sesa mund të përballonte një familje. Thomasi i vogël do të vdiste një vit më vonë, ndërsa edhe fëmijët e tjerë të tyre, Robert, Elizabeth dhe Jane, humbën jetën në moshë të re.
Në pikturë, Aston mban varësen që ishte bërë për të përkujtuar humbjen e Robertit në vitin 1634, në moshën vetëm gjashtëvjeçare. Xhufka e saj ishte krijuar nga flokët biondë të fëmijës.
Askush nuk e imagjinonte se kjo bizhuteri e humbur prej kohësh, e tipit “memento mori”, kishte mbijetuar në të vërtetë.
Souch ishte një piktor portretesh anglez që admirohej veçanërisht për paraqitjen e detajeve si draperitë dhe bizhuteritë.
Pavarësisht saktësisë së tij në pikturimin e varëses, vetëm përmes zbulimit të objektit të vërtetë tani mund të kuptohen plotësisht domethënia, detajet dhe mbishkrimet e saj.
Brenda një kurore të artë, ajo është e zbukuruar me smalt bardh e zi, me një kafkë si simbol vdekjeje dhe mbishkrime në latinisht në të dy anët, të përkthyera si: “Roberti yt vdiq më 4 maj 1634… Tek ai ishte gëzimi ynë, përmes tij ishte ngushëllimi ynë, me të u shua për herë të parë shpresa e prindërve të tij”. Ky mbishkrim nuk mund të lexohet nga piktura.
Varësja kishte mbetur në familjen Aston deri në shitjen e saj në vitin 1862. Pronarët e tanishëm e blenë atë 30 vjet më parë, shumë kohë pasi historia e saj prekëse ishte harruar.
Gjatë një vizite rastësore në një ekspozitë ku paraqitej piktura e Souchit, ata panë bizhuterinë e tyre të paraqitur dhe kuptuan rëndësinë e saj.
Ata kontaktuan Martyn Downer, historian dhe tregtar specialist i objekteve historike dhe veprave të artit.
Ai i tha “The Guardian”: “Është në gjendje të mrekullueshme, pasi ka kaluar pjesën më të madhe të 400 viteve të fundit pa u njohur. Piktura ikonike është studiuar nga studiues ndër vite, sepse është plot me simbole dhe metafora … rikthimi i bizhuterisë ndihmon në zhbllokimin e disa pyetjeve rreth pikturës.”
Duke kujtuar se Shakespeare kishte humbur në vitin 1596 djalin e tij të vogël, Hamnet – një tragjedi që frymëzoi filmin e fundit fitues të Oskarit – ai tha për varësen: “Në thelb të saj është një burrë që vajton humbjen e djalit të tij të parë.
“Tani të gjithë jemi të njohur me historinë e Hamnet-it. Kjo ndodh disa vite më vonë dhe është shumë prekëse … megjithëse është një objekt i vogël, mbart shumë emocion”.
Varësja është vlerësuar me 650 mijë funte, duke reflektuar rrallësinë e saj të jashtëzakonshme. Bizhuteritë nga shekulli i 17-të janë jashtëzakonisht të rralla.
Downer, ish-shefi i departamentit të bizhuterive në Sotheby’s London, tha: “Ka një interes të madh për bizhuteritë “memento mori” sepse janë të ngarkuara me ndjenjë. Kjo nuk është një bizhuteri për të treguar pasuri apo status. Është thellësisht personale”.
Vetë Aston pati një fund tragjik. Ai ishte oborrtar, teolog, ushtar dhe poet, i cili pasi u trajnuar në drejtësi, hyri në parlament dhe ishte sherif i lartë për Cheshirein.
I shpallur kalorës nga Mbreti Charles I-rë, ai luftoi për kauzën mbretërore në luftën civile përpara se të kaphej nga forcat parlamentare në Staffordshire. Në moshën vetëm 44-vjeçare, ai vdiq nga plagët e marra gjatë një përpjekjeje për t’u arratisur.
Fiona Corridan nga Galeria e Artit e Mançesterit tha: Është jashtëzakonisht emocionuese të mësohet se varësja e zisë e paraqitur në pikturë ekziston dhe pasqyron mbishkrimet në pikturë.
“Kjo pjesë e ndërlikuar dhe e bukur … është e zhytur në histori, duke mbartur një histori unike dhimbjeje, dashurie dhe kujtese përmes shekujve. Do të ishte e mrekullueshme të mësohej më shumë dhe ndoshta të ribashkohej varësja me pikturën”.
Downer do ta prezantojë varësen për publikun në panairin “Treasure House Fair” në Royal Hospital Chelsea, i cili zhvillohet nga 24 deri më 30 qershor.