Në moshën 72 vjeçare, pas disa shqetësimeve shëndetësore, ka vdekur të enjten, ikona pejane e këngës, Xhejlane Gutiqi.
Familja e të ndjerës njoftoi se ceremonia e varrimit do të bëhet të premten në orën 15:00 në varrezat e qytetit të saj të lindjes në Pejë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE ndjera, në karrierën e zenitit të saj, shquhej për interpretimet live duke bërë që me zërin e vet, të shkelte të gjitha vendet e botës, kudo ku kishte shqiptarë.
Dekadën e fundit të jetës, e ndjera, Gutiqi, e kaloi pranë familjes së ngushtë në në lagjen ‘Kapeshnica’ të Pejës, lagje e cila siç do thoshte disa herë në intervistat e kohës, se e frymëzoi e i dha zemër të shtypte paragjykimet e kohës.
Karriera e saj kulmoi në vitin 1970, me këngën autoriale ‘Po t’përbej pash’ Perëndinë’ e cila menjëherë u regjistrua me orkestrën profesionale të atëhershme të Radio Prishtinës.