Paris 2024

Franca fiton medalje edhe në xhudo

Shirine Boukli

Shirine Boukli

Medalja e parë për Francën në “Parisi 2024” erdhi nga sporti i xhudos.

Shirine Boukli e Francës iu gëzua medaljes së bronztë në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Suedezja Tara Babulfath po ashtu u stolis me medalje të bronztë.

Të artën e fitoi japonezja Natsumi Tsunoda, kurse të argjendtën mongolezja Baasankhuu Bavuudorj.

Franca në xhudo fitoi medalje edhe në konkurrencën e meshkujve, në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Luka Mkheidze e fitoi të argjendtën, kurse Jeldos Smetow i Kazakistanit u stolis me medalje të artë.

Japonezi Ryuju Nagayama dhe spanjolli Francisco Garrigos, fituan të bronztën.