Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka konfirmuar se do të mbajë një votim online në nëntor përmes të cilit do të përjashtohej transmetuesi izraelit “Kan” nga gara e këngës “Eurovision” vitin e ardhshëm.
Në një letër dërguar transmetuesve pjesëmarrës të enjten, presidentja e Unionit, Delphone Ernotte Cunci, ka shkruar se ka një “larmi të paparë pikëpamjesh” mbi pjesëmarrjen e Izraelit në “Eurovision” dhe se kjo çështje kërkon trajtim, raportoi Guardian.
“Mund të konfirmojmë se një letër është dërguar nga bordi ekzekutiv për drejtorët e të gjithë anëtarëve tanë për t’i informuar se një votim mbi pjesëmarrjen në garën e këngës së Eurovisionit më 2026 do të bëhet në një takim të jashtëzakonshme të asamblesë së Unionit Evropian të Transmetimit në fillim të nëntorit”, thuhej në deklaratën e Unionit.
Vendimi vjen pasi disa prej transmetuesve evropianë, përfshirë të Spanjës, Holandës, Irlandës, Islandës dhe Sllovenisë, kanë kërcënuar se do ta bojkotojnë edicionin e ardhshëm nëse Izraeli lejohet të marrë pjesë.