Samara Weaving shkëlqente me barkun e rrumbullakosur gjatë parakalimit mbi qilim të kuq të shtruar për premierën e filmit, “Over Your Dead Body”, në Los Angeles.
Weaving së bashku me yllin e Hollywoodit, Jason Segel, i portretizojnë rolet kryesore në projektin e ardhshëm amerikan. Historia ndjek një çift të martuar jofunksional. Burrë e grua, që tashmë kanë raporte të ftohta me njëri-tjetrin, vendosin të udhëtojnë bashkë në një kasolle të izoluar në mal, për të tentuar ta riparojnë marrëdhënien e tyre, por situate ndryshon kur mësojnë se të dy po komplotojnë fshehurazi për ta vrarë njëri-tjetrin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dua të them, mendoj se është koha e përkryer sepse për gratë në Hollywood, kur mbetesh shtatzënë, ndihesh paksa e frikësuar se mos të pushojnë nga puna dhe njerëzit të harrojnë e të lënë mënjanë, por fakti që këta tre filma kanë dalë dhe kam pasur mundësi t’i promovoj në këtë gjendje, ka qenë shumë argëtuese. Gjithashtu bëj edhe shumë foto të bukura falas gjatë shtatzënisë”, tha Weaving për publikimet e saj më të fundit filmike.
Aktorja, e cila thotë se data e lindjes së foshnjës është në fillim të prillit, luan përkrah Jason Segel në filmin triler dhe komedi e errët që vjen i bazuar në filmin norvegjez, “The Trip”.
Segel njihet më së miri për rolet e tij komike në filma si, “Forgetting Sarah Marshall” dhe serialet “How I Met Your Mother” dhe “Shrinking”. Aktori në premierë tha se zhytja në një film plot dhunë dhe aksion, ishte një sfidë emocionuese për të.
“Ishte vërtet emocionuese dhe kam thënë se, në këtë moshë dhe pasi kam bërë shumë gjëra gjatë jetës, nuk ndodh shpesh që të ketë diçka që nuk di fare si ta bëj. Zakonisht kam luajtur role të ngjashme me njëri-tjetrin, ndërsa kjo ishte hera e parë që gjithçka ishte krejtësisht e re për mua në një shesh-xhirim. Kështu që u ndjeva me fat, dhe pata mundësinë të bëj trajnime me të fejuarën time për skenat e rrezikshme të dyluftimit, sepse Samara po xhironte një tjetër film në të njëjtën kohë. Prandaj patëm mundësi ta përjetojmë këtë përvojë së bashku dhe e gjithë kjo ishte si një ëndërr e bukur për ne të dy”, tha Segel.
Me skenar të shkruar nga Nick Kocher dhe Brian McElhaney, filmi vjen i realizuar nga regjisori, Jorma Taccone. Timothy Olyphant, Juliette Lewis, Paul Guilfoyle dhe Keith Jardine, janë po ashtu pjesë e kastës së aktorëve.
“Over Your Dead Body” lansohet nëpër kinematë amerikane më 24 prill.