Sport

Tjetër befasi, amerikani Hocker fiton të artën në 5000 metra

Cole Hocker

Një tjetër befasi është regjistruar në Kampionatin Botëror të atletikës në Tokio.

Vrapuesi amerikan, Cole Hocker, ka fituar të artën në 5000 metra. Koha e Hockerit ishte 12 minuta, 58 sekonda e 30 të qindtat. Ai pati finish të hatashëm të vrapimit për të dalë në vendin e parë.

Hocker është i njohur për vrapimin në 1500 metra. Është kampion olimpik nga Parisi 2024 në këtë disiplinë. Isaac Kimeli i Belgjikës e fitoi të argjendtën me kohë prej 12 minuta, 58 sekonda e 78 të qindtat.

Jimmy Gressier është fitues i medaljes së bronztë me kohë prej 12 minuta, 59 sekonda e 33 të qindtat.