Sporte të tjera

Dy motoçiklistë humbin jetën në aksident gjatë garës në Britani

Motoçiklistët Owen Jenner dhe Shane Richardson qe humben jeten gjate gares me 5 maj

Motoçiklistët Owen Jenner dhe Shane Richardson kanë humbur jetën tragjikisht gjatë një aksidenti në garën e sotme të British Superbike në “Oulton Park”, raporton “The Sun”. 

Jenner 21-vjeçar dhe Richardson 29-vjeçar u përfshinë në incidentin e tmerrshëm, ku u rrëzuan 11 garues. 

Në deklaratë zyrtare, “MotorSport Vision Racing” (MVR), konfirmoi lajmin për vdekjen e motoçiklistëve. 

“Ky aksident katastrofal rezultoi tragjikisht me lëndime fatale të dy garuesve, dhe një tjetër ka marrë lëndime të rënda”, tha MVR. 

Për Jennerin u tha se mori lëndime të rënda të kokës, si pasojë e të cilave vdiq në qendër mjekësore. Ndërsa për Richardsonin u tha se mori lëndime të rënda në gjoks dhe vdiq me të arritur në Spitalin në Stoke. 

Motoçiklisti Tom Tunstall mori lëndime serioze në këtë rrëzim. 

Gara u ndërpre.