Garë interesante është zhvilluar në disiplinën e kërcimit të larti në Kampionatin Botëror të atletikës në Tokio.
Të martën, medaljen e artë e fitoi Hamish Kerr i Zelanës së Re. Kerr siguroi titullin e kampionit të botës me kërcim prej 2 metra e 36 centimetra.
I dyti u rendit Woo Sang-hyeok i Koresë së Jugut me kërcim prej 2 metra e 34 centimetra.
Të dy provuan lartësinë prej 2 metra e 38 centimetra, por pa sukses.
Medalja e bronztë botërore u fitua nga Jan Shtefela i Çekisë me kërcim prej 2 metra e 31 centimetra.