Zgjedhjet lokale

Krasniqi: Në Pejë do të jemi në balotazh, për të fituar më 9 nëntor

Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në tubimin e mbajtur në Novosellë të Pejës të hënën, ka kërkuar mobilizim në mbështetje të kandidates së PDK-së për kryetare të Komunës së Pejës, Arta Vokshi-Nallbani.

Në njoftimin e PDK-së për këtë tubim thuhet se Krasniqi ka theksuar se kandidatura e Vokshi-Nallbanit është një mesazh se politika në Kosovë ka nevojë për të ndryshuar vërtetë.

“Jam i bindur edhe nga përvoja, të cilën e kemi bashkërisht që sa më shumë që ka gra në lidership, në vendimmarrje, sa më shumë që ka të rinj e të reja në udhëheqësi edhe politika bëhet ma e mirë. Gara vetëm sa ka filluar dhe me 12 tetor do të jemi bashkë në balotazh për të fituar me datën 9 nëntor”, citohet të ketë thënë Krasniqi.

Ndërkaq, kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Pejës, Vokshi-Nallbani ka thënë se demokracia e vërtetë arrihet vetëm atëherë kur udhëheqësit e komunës qeverisin bashkë me qytetarët dhe për qytetarët.

“Andaj,  ju ftoj të besoni në mua, të besoni në kandidatët tanë për asamble komunale, besoni në PDK-në dhe me 12 tetor të tregojmë që Peja mundet ma mirë, po mundet ma mirë vetëm me PDK-në”, citohet ajo në njoftimin e PDK-së. 

Lexo përditësimet tjera
zgjedhjet

Dita e 11-të e fushatës

Në këtë tekst do të mund t’i lexoni zhvillimet kryesore të ditës së 11-të të fushatës...