Zgjedhjet lokale

Në fushatën për balotazh, partitë mund të shpenzojnë maksimalisht 2.6 milionë euro

kqz

Foto: Driton Paçarada

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar kufirin e sipërm të shpenzimeve për fushatën për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 9 nëntorit.

Sipas vendimit të KQZ-së, kufiri maksimal i shpenzimeve është 2 milionë e 633 mijë e 344 euro, apo dy euro për çdo votues të regjistruar (1316672).

Fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët e raundit të dytë do të fillojë më 3 nëntor dhe do të përfundojë më 9 nëntor 2025, në orën 06:59.

Subjektet politike nuk mund ta tejkalojnë vlerën e kufizuar të shpenzimeve në komunat në të cilat garojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve.