Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

PZAP-ja refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj Vetëvendosjes

PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar ankesën e Listës Serbe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. 

Lista Serbe kishte bërë ankesë duke pretenduar se Vetëvendosje ka shkelur Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme kur është ankuar në PZAP ndaj Listës Serbe. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, PZAP ka refuzuar ankesën e Listës Serbe dhe vlerësoi se çdo subjekt politik ka të drejtë të paraqesë ankesë ndaj një subjekti tjetër politik, kur supozon se iu janë shjkelur apo iu janë cenuar të drejtat gjatë fushatës zgjedhore. 

LVV-ja ishte ankuar që Lista Serbe ka ekspozuar parullën “Svi za brata Milana” në fushatë në Mitrovicën e Veriut, duke pretenduar se ishte fjala për Milan Radoiçiqin, të kërkuarin e institucioneve të Kosovës si organizator i sulmit të Banjskës në vitin 2023.

Megjithatë, PZAP-ja refuzoi ankesën të mërkurën, duke thënë se pala ankuese (LVV) nuk ka ofruar dëshmi të qarta dhe bindëse se në parullë aludohet te Milan Radoiçiqi, por “përmendet vetëm emri ‘Milan’, i cili është emri i kandidatit për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq”.