Zgjedhjet lokale

Vdiq kandidati për kryetar të Gjakovës, Nikollë Prekaj

nikolle prekaj

Ka vdekur kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar, Nikollë Prekaj.

Ai ishte edhe kryetar i kësaj partie.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë publik miqtë dhe familjarët në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të Kryetarit të PBKDSH. Ngushëllime të sinqerta familjes, farefisit dhe të gjithë anëtarëve të Ballit Kombëtar Shqiptar të Kosovës. Qoftë i paharruar kujtimi i tij dhe u prehtë në paqe”, thuhet në  një postim në Facebook.