Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
60 MINUTA

A i jep zgjidhje situatës aktuale aktgjykimi për presidentin, sot në “60 Minuta” me Ditar Kabashin

Ditar Kabashi

Ditar Kabashi profesor i së drejtës kushtetuese do të jetë i ftuar sot në emisionin “60 Minuta” në KTV për të diskutuar lidhur me aktgjykimin e fundit ë Kushtetuese e cila u ka dhënë 34 ditë deputetëve që të votojnë presidentin e ri të vendit e në rast se kjo nuk ndodh vendi shkon automatikisht në zgjedhje.

A i jep zgjidhje situatës aktuale politike ky aktgjykim për zgjedhjen e presidentit?

A kanë hezituar gjyqtarët ta cilësojnë shkelje kushtetuese dekretin e presidentes për shpërndarje të Kuvendit?

Si duhet të vazhdojë tani procedura e votimit dhe a mund të propozohet një kandidatë tjetër apo duhet të vazhdohet me propozimet që ishin?

Kur duhet të thirret sa më shpejt seanca për votimin e presidentit apo duhet edhe marrëveshje politike?

Edhe Kabashi: Kriterin për 80 deputetë votues për president e thotë Gjykata, jo Kushtetuta Arbëri 2 muaj më parë Kabashi: Kriterin për 80 deputetë votues për president e thotë Gjykata, jo Kushtetuta

Përse Kushtetuesja nuk e ka sqaruar nëse deputetët e kanë obligim të qëndrojnë në sallë për të siguruar kuorumin?

A ka atmosferë bashkëpunuese mes partive për të arritur një marrëveshje për presidentin apo vendi më shumë po shkon drejt zgjedhjeve?