Drejtori i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) Dren Puka do të jetë i ftuar në emisionin 60 Minuta në kuadër të intervistës.
Me Pukën do të flasim për nivelin e përfshirjes së qytetarëve në konsultime publike të dokumenteve, strategjive e programeve, përfshirja e të cilëve ndikon në formësimin e politikave publike.
A kemi realisht përfshirje të qytetarëve ashtu siç kërkohet në dokumente publike dhe cilat janë pasojat nga mos përfshirja e tyre, të gjitha këto i diskutojmë në këtë intervistë.